Prof. Dr. Sc Saša Janković

Kirurg Ortoped

Prof.Dr.Sc Saša Janković është pjesë e Departamentit të Ortopedisë dhe Traumës Sportive në Lifeplus që prej muajit Janar 2018.

Informacion për mjekun

Prof.Dr.Sc. Sasa Jankovic, kirurg ortoped, ka lindur më 27 Prill 1964 në Zagreb. Në Zagreb, ai ka ndjekur arsimin fillor shkollën e mesme dhe Fakultetin e Mjekësisë (1984-1989). Praktikën e kreu në Spitalin Klinik Merkur (1989-1990) dhe nga viti 1990 deri në vitin 1995 ai shërbeu si asistent hulumtues në fushë e Mjekësisë sportive në Departamentin e Antropologjisë Kineziologjike në Fakultetin e Kulturës Fizike në Zagreb.

Doktor Jankovic është një specialist ortoped që nga Maji i vitit 1998 në Departamentin e Ortopedisë pranë Spitali Klinik “Sveti Duh”. Ai u bë Kreu i Departamentit të Ortopedisë në Tetor të vitit 2009. Në vitin 2004 Dr. Jankovic mori titullin “Docent” për Departamentin e Mjekësisë Sportive në Fakultetin e Kineziologjisë në Zagreb. Në vitet 1991-1992 dhe 2002 ai kreu studimet pasuniversitare në fushën e Mjekësisë sportive në Fakultetin e Mjekësisë në Zagreb. Zhvillimin dhe specializimet e tij ai i vazhdoi në Bazel (Zvicër, Maj 2002), Rosemont (USA,2007), Fakulteti i Mjekësisë në Dusseldorf, Hamburg, Paris.

Ai mori pjesë si Kryetar në Kongresin Ortopedik Kombëtar në Varna, Bullgari, dhe si instruktor kursesh për artroskopi në Roterdam, Lubjanë dhe Napoli.
Dr.Jankovic është anëtar aktiv i Dhomës Ëësore Kroate, Shoqatës Kroate të Ortopedisë, Shoqatës, Kroate Traumatologjike, Shoqatës Europiane të Traumatologjisë Sportive, Kirurgjisë së Gjurit dhe Artroskopisë. Dr.Jankovic është gjithashtu anëtar i Komitetit të Shëndetit të Komitetit Olimpik Kroat si dhe Kreu i Departamentit të Shërbimit Ëësor në klubin e futbollit GNK Dinamo Zagreb.