Poliklinika LifePlus është qendra më e re e kujdesit shëndetësor në Tiranë, e cila ka hyrë në treg me misionin të ofrojë një shërbim mjekësor gjithëpërfshirës, me cilësi të lartë për të gjithë.
E vendosur në Bllokun Gintash, Laprakë, Poliklinika LifePlus ofron shërbimet e saj të mbështetura në dedikimin e një stafi mjekësor me përvojë dhe në teknologjinë më të përparuar të aparaturave mjekësore. LifePlus synon të ofrojë kujdes empatik ndaj secilit pacient që hyn në klinikë dhe të mundësojë çmime të përballueshme për shërbime të specializuara mjekësore.
Sfida e stafit të klinikës LifePlus është përmbushja e çdo nevojë dhe pritshmërie mjekësore të pacientëve të saj, me standardet më të larta, duke krijuar një qendër të rëndësishme në Tiranë për shërbime që fillojnë që me edukimin mjekësor, kujdesin parandalues, diagnostikimin, trajtimin dhe rehabilitimin e shumë sëmundjeve.
Mjekët janë aseti më i rëndësishëm dhe garancia më e madhe në LifePlus. Me specialistët më të mirë, të huaj dhe shqiptarë, specialitetet e trajtuara në këtë poliklinikë janë të fushave të ndryshme.
Në poliklinikë ofrojnë shërbimin shëndetësor emra të njohur në mjekësi, si Prof. Dr. Sc. Mladen Miškulin, specialist në fushën e kirurgjisë artroskopike. Mjeku infeksionist Prof. Dr. Arjan Harxhi, një ndër emrat e mirënjohur për trajtimin e hepatiteve virale dhe infeksioneve të ndryshme, është pjesë e stafit mjekësor në LifePlus. Doktor Ervin Rapushi, mjeku reumatolog më i kualifikuar në Shqipëri, i cili merret me diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve që lidhen me sistemin muskulo–skeletik, gjendet çdo ditë pranë klinikës. Prof. Dr. Sc Saša Janković, mjek ortoped, Shef i Departamentit të Ortopedisë në Klinikën Sveti Duch në Zagreb dhe ortoped i skuadrës kroate të futbollit, vjen rregullisht të takojë pacientët e tij në LifePlus.
Dr. Indin Xhemali dhe Dr. Blendi Toska ofrojnë çdo ditë konsulta dhe përkujdesje për pacientët, një herë në javë edhe falas.
Shërbimet përfshijnë konsulta, shërbime ambulatore, kryerje të rezonancave magnetike MRI, analiza laboratorike, ekzaminime të shumëllojshme. Në LifePlus ofrohen specialitete të ndryshme që nga ortopedia, reumatologjia, neurologjia, endokrinologjia, e deri te mjekësia infektive.
Me një rol jetik në diagnozën mjekësore nëpërmjet njjë teknologjie moderne, mund të kryhen lloje të ndryshme radiografish, imazheri. Pacientët mund të kryejnë gjithashtu të gjitha llojet e ekografisë, kontrollet gjinekologjike, apo fizioterapi.
Filozofia e LifePlus lidhet me përkushtimin për t’i shërbyer jetës dhe për ta përmirësuar dhe zgjatur atë, duke vënë në funksion të saj kapacitetet më të mira profesionale, teknologjinë më të avancuar dhe gjithë dashurinë për njerëzit.